[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gucati: Kërkojmë zbardhjen e rastit së Qerim Kelmendit, nuk i përjashtojmë protestat



 

Vrasja e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Qerim Kelmendi, ka prekur bashkëluftëtarët e tij, të cilët, ditën e vrasjes e quajnë ditë të zymtë.Njëri ndër bashkëluftëtarët e Kelmendit, është kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.Gucati ka thënë se vrasja, e më pas djegia e trupit të Kelmendit është vrasje e lirisë.

“Ne sot jemi zgjuar me një ditë të zymtë, me një ditë makabër që ka ndodhur në Kosovë. Kur kemi dëgjuar për vrasjen dhe djegien e trupit të njërit prej komandantëve të UÇK-së, siç ka qenë Qerim Kelmendi. Për ne ka qenë një humbje e madhe për bashkëluftëtarët”.“Në momentin që vriten luftëtarët, vritet edhe liria.

Ne kemi reaguar dhe kërkojmë nga drejtësia që sa më shpejt të zbardhet ky rast. Unë pres nga shokët e tij, sidomos nga Rexhep Selimi që të reagojnë, sepse Qerimi ka qenë shok i Zahir Pajaziti, Ilir Konushevcit e shumë të tjerëve, kështu që sot vritet një njeri që ka dhënë kontribut për vendin, për ne është vrasje e të gjithë luftëtarëve të UÇK-së”, ka thënë Gucati për EO.Gucati nuk ka dashur të flasë nëse vrasja e Kelmendit ndërlidhet me vrasjet e pasluftës.

Ka thënë se që nga paslufta janë vrarë më shumë se 160 ish-luftëtarë të UÇK-së.

Gucati ka thënë se nuk i përjashtojnë protestat deri në zbardhjen e vrasjes së Kelmendit.“Unë nuk isha lëshuar në ato deklarata nëse vrasja e tij ndërlidhet me një krim apo tjetrën, nuk kam informacione në këtë drejtim, por ne si OVL e UÇK-së e dënojmë krimin që është bërë sot pikërisht mbi pjesëtarin e UÇK-së. Në Kosovë pas luftës janë vrarë më shumë se 160 pjesëtarë të UÇK-së.

Ne publikisht nuk i përjashtojmë mundësitë dhe reagimet tona që mund të jenë edhe më të ashpra, ndoshta para qeverisë dhe institucioneve tjera. Ne kërkojmë që sa më shpejt të zbardhet rasti i Qerim Kelmendit”, ka thënë ai.

Teksa flet për Gjykatën Speciale dhe ngritjen e aktakuzave, Gucati thotë se me këtë gjë, po tentohet njollosja e luftës së UÇK-së dhe veteranëve të saj.Madje, refuzimi i ftesës që u bë nga Fadil Zogaj, Gucati i ka kërkuar që t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese.

Menu Title