.
×

Guardiola: Ja si e mposhta 6:2 Real Madridin



Pep Guardiola në librin e tij autobiografik ka zbuluar sekretin e fitores 6:2 kundër Real Madridit.

Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka zbuluar sekretin e fitores 6:2 që e arriti kundër Real Madridit në vitin 2009.

Barça në atë kohë e filloi dominimin në futbollin spanjoll e botëror nën drejtimin e Guardiolas.

“Me mesfushorë si Guti, Gago e Drenthe dhe me Metzelder e Cannavaro para Casillasit, kishte hapësira të mëdha dhe kishte dhomë për të manovruar”, shkroi Guardiola, i cili për herë të parë e vendosi Lionel Messin si qendërsulmues.

Argjentinasi e luajti këtë takim si numër 9, për t’u bërë një nga zbulimet më të mëdha të futbollit.