.
×

Guardiola befason me deklaratë: Dua ta drejtoj një kombëtare..



Ai mund të jetë shumë i fokusuar te Manchester City tani, mirëpo Pep Guardiola është duke menduar për të ardhmen e tij dhe ka thënë se një ditë dëshiron që ta drejtojë një kombëtare të futbollit.

Edhe pse nuk e ka specifikuar se cilën kombëtare dëshiron që ta trajnojë. Ai ka folur për ambiciet e tij.

“Nëse vjen mundësia, atëherë dua ta drejtoj një kombëtare”, ka thënë Guardiola.

“Jam i sigurt për këtë. Nëse ata më dëshirojnë mua”. Nuk duket se do ta marrë skuadrën e Argjentinës, pasi që kishte thashetheme se Pep është duke e konsideruar mundësinë e zëvendësimit të Jorge Sampaolit.

“Argjentina? Jo, të lutem!”. Ai po ashtu ka thënë se do të dëshironte që ta mbyllë karrierën e tij aty ku e ka filluar, në Barcelonë. /Express/