.
×

Gruja nga Gjilani tregon mënyrën se si u bind të shkonte në Siri



Ishte në mesin e 32 grave që ishin kthyer nga Siria në muajin prill në Kosovë.Por edhe pse gruaja nga Gjilani me inicialet M.A u rikthye me ndihmën e institucioneve të sigurisë kosovare, ajo u ndoq nga ato të drejtësisë.

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shqiptuar asaj dënim me kusht prej 2 vjet e gjysmë, për organizimin dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

T7 ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj gruas nga Zhegra e cila tregon mënyrën se si ajo u bind t’u bashkohet grupeve terroriste.Sipas M.A një shqiptarë nga Maqedonia pjesëtarë i ISIS i njohur si “Abu Hamza” e kishte bindur, përmes Facebookut, të shkonte në Siri në vitin 2015.Pas 5 muajsh komunikimi, shqiptari nga Maqedonia ia kishte mundësuar asaj udhëtimit nga Kosova në Siri përmes Turqisë.

Megjithatë M.A tash ndjehet e penduar për veprën që e ka kryer.“E pranoj fajësinë dhe jam penduar shumë. Prej fillimit kur jam ardh kam thënë që jam penduar, nëse e kisha kthy kohën nuk do ta bëja kurrë këtë gabim.”

E babai M.A kishte deklaruar në gjykatë se nuk ishte në dijeni që vajza e tij ishte nisur për në Siri.N.A kishte deklaruar se vajza e tij kishte thënë se po shkon të një shoqe.“Pas një muaj e gjysmë na është lajmuar nga qyeti i Rakës në Siri, nuk ka tregu me kënd ka shkuar vetëm ka thënë se ka shkuar për Allahin dhe ka bërë gjënë e duhur. Dikur pas dy muajve na ka thënë se është martuar Orahan Ramadanin nga Shkupi dhe nuk na ka treguar se si është njoftuar më të”.E sipas provave të Prokurorisë e akuzuara ishte e vedishme që po merrte pjesë në organizatën terroriste ISIS.