Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përmes një statusi në faqen e tij të Facebookut ka vazhduar me thirrjet për mobilizim në mbrojtje të Maqedonisë dhe kundër ligjit për gjuhën shqipe dhe Deklaratën e përbashkët për partive shqiptare
Gruevski thotë se LSDM-ja do të tentojë ta sulmojë bastionin e fundit në shtet VMRO-DPMNE-në dhe udhëheqjen e saj. Parimi fituesi me fituesin me hapin e BDI-së është shkatërruar përgjithmonë.
Qeveria e re sipas Gruevskit është bërë nën presionin e ashpër të jashtëm ndaj BDI-së, ku më aktivi është një ambasador i huaj pa e përmendur emrin e tij. Nëse votohet qeveria, Gruevski thotë se do jetë qeveri e një ambasadori.
“Nëse partitë shqiptare e sjellin në pushtet LSDM-në ne jemi të gatshëm ta mbështesim si qeveri e pakicës me deputetët tonë nëse LSDM-ja heq dorë nga gjuha shqipe dhe platforma e Tiranës”, shkruan Gruevski .