.
×

Greva në spitale dhe shkolla

Botapress 14 Dhjetor – Mjekët në Kosovë nuk i kanë trajtuar pacientët dhe mësuesit nuk i kanë mbajtur dy orë mësimi nëpër shkolla. Ata kanë mbajtur një grevë për disa orë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi Ligjin për paga që shumë punëtorë të sektorit publik do t’i merrnin me rritje duke filluar nga fundi i dhjetorit.

Rreth 82 mijë persona që paguhen nga buxheti i shtetit të Kosovës do të marrin pagën e njëjtë, pa rritje, deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Shumë nga ta kanë pritur t’i marrin rrogat me rritje, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së parashtruar nga Avokati i Popullit, të enjten e ka pezulluar zbatimin e ligjit.

Vendimi i kësaj gjykate është parë si shkas nga punëtorët e sektorit të shëndetësisë dhe arsimit që të mbajnë grevë disa orëshe. Mjekët kanë trajtuar vetëm rastet urgjente, kurse mësuesit nuk kanë mbajtur mësim dy orët e para. Disa shkolla nuk kanë përfillur këtë vendim të sindikatës së tyre.

Drejtuesi i sindikatës së Qendrave të Kujdesit të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Sherif Makolli, thotë se punëtorët shëndetësorë kanë pritur që ta marrin pagën me rritje nga muaji dhjetor.

“Greva sot është një paralajmërim për pagat, do të thotë për Ligjin mbi pagat që të realizohet dhe të merret paga me rritje. Dihet, kërkesa është zbatimi i ligjit, i cili veçse ka hyrë në fuqi kjo është kërkesa e vetme”, tha Makolli.

Ligji për pagat parashihte rritje për sektorë të ndryshëm, kryesisht pagat e mësuesve dhe mjekëve parashihej të kishin rritje të konsiderueshme.

Me Ligjin e ri për paga, një mësuesit do t’i rritej paga nga 470 euro në 612, ndërsa një mjeku specialist nga 600 në 1.195 euro.

Greva kishte paralajmëruar edhe Sindikata e Policisë, mirëpo ky institucion nuk protestoi të premten duke thënë se vendimin për hapat e mëtejmë do të merreshin gjatë ditës.

Gjykata Kushtetuese në vendimin për pezullim ka thënë se zbatimi i Ligjit për paga do të pezullohet deri më 30 mars të vitit të ardhshëm. Deri në këtë datë, Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim nëse ky ligj është në pajtim apo jo me Kushtetutën.

Ligji i pagave u dërgua në Gjykatë Kushtetuese nga Avokati i Popullit, cili kishte pranuar dhjetëra ankesa nga sindikata dhe individë qe punojnë në sektorin publik, mes tjerash ata e kanë cilësuar diskriminues.

Mospajtimet që janë shkaktuar çështja e pagave do të jetë problemi kryesor, me të cilin do të përballet Qeveria e re, në rast se arrihet koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që është kandidat për kryeministër, tha se do të presin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe varësisht nga ato që thuhen aty, do të shkohet drejt zgjidhjes së situatës, mirëpo, sipas tij një projektligj i ri që do t’i përmirësonte gabimet do të ishte zgjidhja ideale.

“Unë besoj se kemi nevojë për një projektligj të ri, pra që e plotëson dhe e ndryshon këtë aktualin në mënyrë që pabarazitë e ngelura, të eliminohen. Le të mos harrojmë se edhe me këtë Ligjin e ri të pagave, ta zëmë shoferi i kryeparlamentarit e ka pagën më të lartë se drejtori i shkollës. Andaj, pabarazitë e ngelura janë të papranueshme dhe duhet të adresohen në një projektligj të ri për pagat, të plotësohet dhe të ndryshohet ky aktuali, e me ç’rast duhet të merren parasysh edhe ato që do të na i thotë Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e saj”, tha Kurti.

Sindikatat që mbajnë grevëtë premten u kritikuan edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Kjo organizatë ka kërkuar pezullimin e çdo lloj greve apo proteste nga punëtorët që kundërshtojnë pezullimin e Ligjit për pagat.

KMDLNJ-a ua rikujton sindikatave se vendimi për pezullim nuk është vendim përfundimtar dhe nuk e paragjykon vendimin final.