.
×
foto (3)

Greqisë po i ikën ora, afati i fundit e martja



Greqia ka kohë deri në fund të së martës së ardhshme për të paraqitur propozimin e saj të detajizuar para kreditorëve në mënyrë që të parandalojë përjashtimin nga Eurozona, raporton BBC.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka thënë se orët e ardhshme janë kruciale për Greqinë, transmeton Indeksonline.

Me ta pranuar propozimet e Greqisë, ministrat e Eurozonës do të studiojnë hollësisht propozimet greke, gjë që do të pasojë me nja samit gjithpërfshirës në BE të shtunën.

Ndërkohë që bankat në Greqi vazhdojnë të mbeten të mbyllura, dhe tërheqja maksimale ditore për një person vazhdon të mbetet 60 Euro, Qeveria e Greqisë nuk ka dhënë një datë të caktuar se kur mund të hapen bankat me funksion të plotë