[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Green Art Center përkrah nismën e MMPh-së për ndotësit e ambientit



Organizata Jo-Qeveritare Green Art Center – Prishtina, e cila për qëllim kryesor ka mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit, përkrahë plotësisht nismën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ditë më parë pulikuan Udhëzimin e Ri Administrativ për gjobat mandatore.

Ky Udhëzim do të shqiptojë gjoba për të gjthë shkelësit e ligjit, me qëllimin kryesor mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik si dhe menaxhimin e mirëfilltë të mbeturinave. Këto gjoba do të fillojnë të shqiptohen nga kjo javë, ndërsa ato do të sillen nga 5 deri në 100 euro, ku do të ndëshkohet hedhja e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara.

“Kjo nismë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është e shumë pritur, pasi që Kosova ka pasur nevojë që një Udhëzim i tillë të hyjë në fuqi kohë më parë dhe se shkelësit e ligjit të ndëshkohen sa herë që ata veprojnë kundrejt tij”, ka thënë Merlina Beu Mucaj, drejtoreshë ekzekutive e GAC-it.

Beu Mucaj më tej ka shtuar se nismat institucionale janë mesë të nevojshme pasiqë kanë ndikim direkt tek qytetarët, prandaj ajo njëherit ka kërkuar që cështja e mbrojtjes së mjedisit, e cila është në gjendje mjaft kritike në vendin tonë, të trajtohet me më seriozitet dhe të mendohet të ofrohen zgjidhje afatgjata, të cilat e rrisin shkallën e vetëdijesimit të qytetarëve.

Green Art Center – Prishtina, në mënyrë të vazhdueshme po lufton dukuritë degraduese të mjedisit, ku nëpërmjet vullnetarëve të gjelbërt po organizohen nisma dhe iniciativa të shumta në këtë drejtim.

 

 

Menu Title