.
×

Grabitje me armë e maska në Prishtinë



Dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve kanë grabitur para nga një nënpunëse e një barnatore që gjendet në oborrin e QKUK-së.
Sipas nëpunëses së barnatores, njëri të maskuarve ia ka drejtuar revolen viktimës dhe i ka kërkuar para.

Viktima ia kishte dhënë paratë të dyshimtëve të cilët kishin ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./Kp