.
×

Grabitje e maskuar në një pompë derivatesh, policia jep detaje



Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë.

Disa persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë të parave nga kjo pomë.Zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“Sot rreth orës 01:00, në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Grabitje e Armatosur. Rasti ka ndodhur në rrugën Lidhja e Pejës në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatësh, ku persona te dyshuar, maskuar nën kërcënimin e armës kane arritur të grabisin një shumë të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policor në kordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin.