.
×

Grabitet pompa e derivateve në Ferizaj



Një grabitje nën kërcënimin e thikave ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit në një pompë të derivateve në Ferizaj.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në pompën e derivateve, tre të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e thikave, kanë kryer grabitje.

Sipas viktimës, të dyshuari kanë arritur të grabisin rreth 600 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin nuk raportohet për persona të lënduar dhe të arrestuar.