.
×

Gotze: Kundërshtari s’ka rëndësi



Ylli i Bayern Munichut, Mario Gotze ka thënë se nuk ka rëndësi se me kë do të takohet skuadra e tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mario Gotze insiston se Bayern Munich nuk brengoset shumë për shortin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht rrezikut të ballafaqimit me Barcelonën, Real Madridin e disa skuadra tjera të forta, Gotze nuk ka frikë.

“Ne nuk mund ta ndikojmë shortin, andaj do ta pranojmë atë që vjen”, deklaroi ai.

“Çdo ndeshje është gjithçka ose asgjë andaj nuk ka rëndësi se me kë do të takohemi”, theksoi ylli gjerman.