.
×

Gona Gashi: S’po muj me e harru dimnin



Hala e kam n’trup atê grim akulli, q’muloi dimni q’shkoi

N’rreze t’drites q’ka l’shue dielli m’dridhen durt..

Kan nis me k’nu zogjt..

A je tu i ni….?

Nuk e majn idhnimin si na….

N’lulzim t’pemve asht tu ul shpirti jem e po don me u shkri..

Me u ba zan ..e me vrapue korijeve me tesha t’gjata

T’mblidhen dasmort ..

N’plisa t’bardh t’mulojn ballin..

N’djepa me dru lisi me perkund …dashnit

Dimnin q’ iku e kam la me uj bore.. m’beso..spo muj me e harru..

Shkapetesha udhve taposht zemruar…

Ikja..tretesha si bar i tham ..

E n’kthim….e lija deren cel…

Me hy ti….pa i ra

Tash ka ra dielli …e po m’l’shon mbi flok do rreze t’vogta

N’shpin m’ka vu durt…

M’lutet me i hap syt…

N’verbni du me t’lan ty…

Pa e pa panveren tu u lulzue…

Pa m’pa mu..tu t’kerku n’lule  t’fonit..

M’thuj …mthuj…m-thuj..

Si me e harru dimnin  q’msolle ti…

Se me t’harru ty sjam tu mujt….

Bruna