.
×

Gol i mrekullueshëm i Zhegrovës për Baselin



Edon Zhegrova ka realizuar një gol të mrekullueshëm për Baselin në kuadër të Superligës së Zvicrës, në ndeshjen me Zurichun.

Zhegrovës, i cili u inkuadrua në minutën e 73-të, iu deshën vetëm shtatë minuta për të arritur golin. Ai realizoi një supergol duke dribluar shumë kundërshtarë.

Zhegrova shënoi golin e tretë, në fitoren 4 me 0.