.
×

Goditet nga energjia elektrike



Një person derisa ishte duke punuar në një trafo të rrymës elektrike në rrethana të panjohura është goditur nga rryma. Rasti ka ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt. Viktima pas tretmanit mjekësor në emergjencën e Ferizajt është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.