.
×

Godet rrufeja dhe plagosen tre persona në Shkodër



Tre persona janë plagosur pasi janë goditur nga rrufeja në fshatin Suka të Shkodrës, në njësinë administrative Dajç.

Informacionet e para bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e drekës, teksa nuk dihet ende gjendja e të plagosurve, shkruan TCH.

Ambulancat janë nisur drejt vendngjarjes, ndërkohë që priten detaje të tjera.