.
×

Godet analisti i njohur: Vetëm gazetarët e padijshëm ndihen të ofenduar nga deklarimet e Haradinajt



Analisti i njohur Nexhmedin Spahiu, ka thënë se aspak nuk ndihet i ofenduar ndaj deklaratave të sotme të Kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj ndaj gazetarëve.Në Info Magazine të Klan Kosova, Spahiu madje ka thënë se nga deklarimet e tilla të ofenduar ndihen gazetarët e padijshëm, prandaj dhe reagohet nga ta.”A jeni ju patriotë të këtij vendi apo tradhtar. Nëse jeni patriotë duhet të mbani anën e Kosovës. Pse unë apo gazetarët e mi nuk janë ndjerë të ofenduar. Ndihen të ofenduar ata që ndihen të padijshëm. Prandaj kanë reaguar”.

 

”Kur një gazetar rrihet nuk ka reagime vec kur ka çështje politike bëhen reagime. Unë nuk jam ofenduar nga ajo qysh janë përgjigjur gazetarëve. Jam i shqetësuar”.”Une pajtohem që ka qenë ofendim për gazetarët, por pajtohem sepse e ka merituar për mënyrën sic e ka bërë pyetjen”.Tutje analisti i njohru në emisionin Info Magazine, ka thënë se Kryeministri Haradinaj kishte të drejtë në atë që është përgjigjur gjatë ditës, pasi qëndrojnë deklarimet e tij se shumica e gazetarëve janë të papërgatitur për profesionin e tyre, transmeton Klan Kosova.”Nuk janë ofenduar gazetarët këtu. Ata që janë ofenduar e kanë ndje veten që kanë marrë pjesë në një fushatë të caktuar. Akush nuk sheh nga portalet përkthimet se cka është përkthyer shembull nga një fjalim i ambasadorit”.”Vetëm gazetarët e padijshëm janë ofenduar nga deklarimet e Haradinajt”.”Haradinaj e ka thënë një të vërtetë, që shumica e gazetarëve janë të papërgatitur për profesionin e tij. Ramushi është shumë më gjentil edhe në aspekte të tjera”.”Unë kam punuar bashkë me Ramushin, nuk i kam unë asnjë borxh, ai mua më ka borxh. Kur më është dasht për mem ndihmuar nuk më ka ndihmuar, është treguar burrë i ligë.”Kam qenë i interesuar të më ndihmojë në atë kohë, e nuk më ka ndihmuar. Qëndrimi im nuk varet nga pozicioni personal” ka përfunduar ai, transmeton Klan Kosova.Gjithë këto polemika u ngritën kur gjatë ditës Kryeministri i sapozgjedhur i vendit Ramush Haradinaj, gjatë një konference për media, pas vizitës së tij në Ministrinë e Infrastrukturës iu drejtua të pranishmëve me fjalët: ”Shumica e gazetarëve nuk e dinë gjuhën angleze dhe se duhet të shkojnë më shumë në shkollë”.