.
×

Glauk Konjufca: Nuk ka seancë, nuk ulemi të bisedojmë



Botapress, 23 tetor

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se Kadri Veseli dhe Presidentja Jahjaga i kanë kontribuar thellimit të krizës duke lejuar të mbahen seancat plenare në këto kushte, transmeton Botapress.

“Tensioni është i madh dhe Qeveria nuk po i tërheq marrëveshjet. Kadri Veseli me Presidenten po i kontribuojnë thellimit të krizës duke lejuar thirrjen e seancave plenare. Ata kanë bërë thirrje për seanca në këto kushte dhe kjo e përshkallëzon situatën në vazhdim”, ka thënë Konjufca.

Ai po ashtu ka thënë se nuk do të ulën të bisedojnë me pozitën. Sipas tij ata nuk do të lejojnë mbajtjen e seancës edhe nëse tentohet sërish të mbahet.

Konjufca tha po ashtu se ne do të rezistojmë edhe ndaj ndërhyrjes së policisë nëse ata fillojnë me rrahje dhe situata do të përshkallëzohet brenda dhe jashtë Kuvendit.

Për më shumë lajme, bëjeni Like duke klikuar këtu