[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjykatësi i Speciales i premton Gucatit se do ta shqyrtojë lirimin e tij nga paraburgimi



Gjykatësi francez, Nicolas Guillou e ka mbyllur seancën e sotme gjyqësore duke ia dhënë një ‘premtim’ kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së se do ta shqyrtojë mundësinë e lirimit të tij me kusht nga paraburgimi.

Paraprakisht, avokati i Gucatit ka kërkuar nga gjykatësi që Gucati të lirohet me kusht nga paraburgimi derisa të shqyrtohen 4 kërkesat që ai i ka bërë në Dhomat e Specializuara.

“Z.Gucati, më lejoni të them se në bazë të nenit 51 dhe 57, unë do ta rishikojë ndalimin tuaj, paraburgimin tuaj, ose me kërkesë të avokatit mbrojtës tuajin, ose me iniciativën time”, tha Guillou.

Avokati i Gucatit tha se gjykatësi nuk mund t’i trajtojë akuzat që i vihen barrë Gucatit, duke kërkuar lirimin me kusht të klientit të tij.

Menu Title