[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Gjykata Speciale është fajtore për rrjedhjen e dosjeve”



 

Gjykata SpecialeQeriqiKryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka reaguar lidhur me arrestimin e kryetarit të OVL e UÇK-së, Hysni Gucati.Qeriqi e ka cilësuar si të pa pranueshëm aksionin e zyrtarëve të EULEX-it.

“Ky aksion që ka ndodhë sot është i pa pranueshëm për ne si organizatë”, është shprehur Qeriqi.

Sipas tij, Gjykata Speciale është fajtore për rrjedhjen e dosjeve.

“Faji për gjithë rrjedhjen e dokumenteve është tek Gjykata e Hagës”, tha Qeriqi derisa shtoi se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim se si do të veprojnë tutje si organizatë.Theksojmë që bastisja në zyrët e OVL-UÇK-së është duke vazhduar ende, para pak çastesh është arrestuar edhe nënkryetari, Nasim Haradinaj.

Menu Title