.
×

Gjykata Speciale e akrediton avokatin kosovar Arianti Koci, a do të vijnë shpejt aktakuzat e para



Në nëntor të vitit të kaluar Dhomat e Specializuara ose Gjykata Speciale kishte shpallur ftesën për avokatët që do të mbrojnë të akuzuarit potencialë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të aplikojnë për akreditim pranë këtij institucioni. Gazeta Express merr vesh se avokatëve kanë filluar t’u vijnë përgjigjet nga Haga. Avokati kosovar Arianit Koci tashmë ka marrë përgjigje pozitive nga Haga.

Gazeta Express merr vesh se Avokati Arianti Koci tashmë ndodhet në listën e avokatëve që Haga ka  akredituar për të mbrojtur të akuzuarit potencialë që do të gjykohen në këtë institucion për krimet e supozuara nga Ushtria Çlirimitare e Kosovës.

 

Dhomat e Specializuara kishin njoftuar në nëntor të vitit të kaluar të gjithë avokatët e interesuar për akreditim pranë këtij institucioni

 

Gjykata Speciale kishte publikuar thirrjen për paraqitje të avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, të dyshuarve dhe viktimave. Thirrja për akreditim të mbrojtësve të të akuzuarve apo dyshuarve tjerë ka ndodhur ndërkohë që ende nuk janë bërë publik emrat e personave që do të ballafaqohen me drejtësinë e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Në ndërkohë, gjatë janarit,  ishtë bërë publik edhe largimi i Kryeprokurorit David Schëendiman nga pozita derisa BE është në kërkim të një kryerprokurori të ri që do të ngris aktakuzat.