.
×

Gjykata Speciale do t’i akuzoj 12 ish- ushtarë të UÇK-së



Dymbëdhjetë pjesëtarë të ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të akuzohen dhe do të gjykohen në Gjykatën Speciale. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime ndërkombëtare. Sipas këtyre burimeve, 12 ish- ushtarët e UÇK-së do të gjykohen nga kjo gjykatë. “Do të jenë gjithsejtë 10 raste, ku sipas të gjitha gjasave do të gjykohen 12 ish- pjesëtarë të UÇK-së”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, ka gjasa që numri i të akuzuarve të shtohet gjatë procesit të gjykimeve, mirëpo, momentalisht kaq është numri i të dyshuarve.

Sipas këtij burimi, shumica prej këtyre ushtarëve, kanë qenë eprorë të lartë të ushtrisë çlirimtare, dhe shumica nga ta janë në skenën politike. “Shumica e të akuzuarve do të jenë nga Partia Demokratike e Kosovës. Madje, 2/3 do të jenë nga kjo parti. Të akuzuar do të ketë edhe nga partitë tjera”, ka thënë ky burim ndërkombëtar, duke mos dhënë emra dhe detaje tjera.

Pritet që shumë shpejt në Kuvend të procedohet edhe projektligji për themelimin e kësaj gjykate. Sipas burimeve ndërkombëtare, pritet që në Kosovë të jetë një vjeshtë e nxehtë.