[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjykata sapo mori vendim për 43 vjeçarin, që dyshohet se sulmoi seksualisht 2 vajzat 13 vjeçare



Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për 43-vjeçarin i cili dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht dy vajza 13-vjeçareKjo është bërë e ditur përmes një komunikate ngas Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.A për shkak të veprës penale Sulm seksual nga neni 229 par.6 lidhur me par.1 të KPRK-së. Të pandehurit B.A iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim.

Sipas gjykatës, kjo masë është adekuate për zhvillim të papenguar të çështjes penale, duke marrë parasysh rrethanat në të cilat është kryer vepra penale dhe moshën e të dëmtuarave.“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, ngase duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale si dhe moshën e të dëmtuarave/miturave, tregojnë rrezikun se nëse i pandehuri ndodhet në liri, mund të përsërisë vepër penale të njëjtë apo të ngjashme”, thekson njoftimi.

Menu Title