[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjykata merr vendim për dy edukatoret e “Cambride Kids”



Botapress 13 Shkurt  – Ndaj dy edukatoreve të kopshtit “Cambride Kids” është vendosur masa e arrestit shtëpiak.Të dyja edukatoret ishin arrestuar pas publikimit të një videoje ku edukatorja T.G. kishte keqtrajtuar një fëmijë, ndërsa edukatorja SH. A. nuk kishte raportuar këtë vepër.

Nga Gjykata Themelore në Prishtinë thonë se kanë vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurave.

“Gjykata ka marrë aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, ashtu që të pandehurave T.G. dhe SH.A. ju ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç”.“Gjykata ka konstatuar se masa e arrestit shtëpiak iu caktohet në bazë të nenit 183 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Menu Title