[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjykata Kushtetuese blen perde në vlerë 830 euro



Gjykata Kushtetuese e Kosovës është lëshuar në shpenzime muajve të fundit. Pas tenderit në vlerë prej 45 mijë euro për furnizim me pije jo alkoolike dhe të nxehta, Kushtetuesja ka shpallur tender tjetër për vendosje të perdeve në zyrat e objektit të GJKK’së. E furnizimi me këto perde për këtë institucion pritet t’i kushtojë buxhetit të vendit hiç më pak se 830 euro.

Zyret e objektit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës shumë shpejt pritet të furnizohen me perde të reja.

Për furnizimin e objektit të Kushtetueses me këto perde, buxheti i shtetit më të varfër në rajon pritet të “tkurret” për më shumë se 800 euro.

Kështu ka bërë të ditur vet Kushtetuesja përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, për të furnizuar GJKK’në me këto perde kishin dorëzuar ofertat e tyre tri kompani, por që në fund fituese është shpallur kompania “Euro Roleta” SHPK, derisa kontrata është nënshkruar më 21 mars të këtij viti.

Këtë e kishte konfirmuar edhe Vahide Hoxha nga Gjykata Kushtetuese.

“Për një vit do të shpenzohen 17 mijë euro për furnizim me pije, ndërsa meqenëse është kontratë kornizë në tri vitet e ardhshme do të shpenzohen rreth 45 mijë euro”, kishte thënë Hoxha.

Menu Title