.
×

Gjykata ia refuzon pyetjen Kadaj – Bujupit, por Bekim Haxhiu përgjigjet



 

Deputetja e akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, Donika Kadaj- Bujupi, është duke shfrytëzuar të drejtën e saj t’i bëjë pyetje deputetit, sot në cilësinë e dëshmitarit lidhur me këtë rast, Bekim Haxhiut. Mirëpo, ajo e pyeti dëshmitarin lidhur me Halit Terrnavcit, që sipas Kadaj Bujupit, ishte funksionar në ish-Jugosllavi. Kjo pyetje u refuzua nga Gjykata, por Bekim Haxhiu u përgjigj në fund të dëshmisë së tij

Donika Kadaj Bujupi, deputete e VV’së që po akuzohet bashkë me Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, është duke shfrytëzuar të drejtën që t’i bëjë pyetje deputetit, sot dëshmitar Bekim Haxhiut, raporton Gazeta Express.

Ajo e ka pyetur Haxhiun se a ka lidhje me Halit Terrnavcin, siç tha ajo, funksionar në ish-Jugosllavi. Kjo pyetje fillimisht u refuzua nga gjyqtari dhe i ka tërhequr vërejtjen të akuzuarës se pyetje të tilla nuk lejohen në Gjykatë për këtë rast, por dëshmitari i dha përgjigje deputetes së akuzuar në fund të dëshmisë së tij.

“Fshati ku unë kam lind ka dhënë katër dëshmorë, 42 ushtarë të UÇK’së, 12 prej lagjes së Halit Terrnovcit, dhe të apostrofuarin e kanë përzënë në vitin ’90 për në Beograd me vezë e me patate, kështu që, mbajeni ju për nderë atë”, – kështu i është përgjigjur në fund të dëshmisë së tij, Bekim Haxhiu pyetjes së Donika Kadaj – Bujupit.