.
×

Gjobë dhe deri në pesë vite burg për komisionerët që kanë keqpërdorur votat



Botapress 17 Tetor – Fakti se në rinumërim kanë shkuar më shumë se 800 vendvotime, sipas shoqërisë civile kemi të bëjmë me keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e komisionerëve. E dënimi në rast se konstatohet një gjë e tillë, është gjobë dhe burgim deri në 5 vite.Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, gjatë një interviste tha se puna e pistë e komisionerëve, ka bërë që të shkoj në rinumërim ky numër i madh i vendvotimeve.

Se bëhet fjalë për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procesin e zgjedhjeve thotë edhe Arton Demhasaj njohës i ligjit, ndërsa ky i fundit duke u bazuar në kodin penal, thotë se në rast se një gjë e tillë konstatohet nga prokuroria, atëherë komisionerët do të përballen me gjobë dhe 5 vite burgim.

“Potencialisht kryerësit e veprës penale me keqpërdorimin e votave mund të dënohen me gjobë apo me nga 1 deri në 5 vite burg. Është e palogjikshme që të ketë kaq shumë gabime teknike në rreth 800 vendvotime”, tha për RTV Dukagjinin, Arton Demhasaj.Fakti se do të rinumërohen kaq shumë vendvotime tregon se mund të ketë pasur edhe keqpërdorim nga ana e komisionerëve. E një gjë e tillë sipas Eugen Cakollit nga KDI, ka zbehur besimin e qytetarëve në zgjedhje.“Fakti që një numër kaq i madh i vendvotimeve do të rinumërohen, nënkupton që ka rënë për një masë të caktuar edhe niveli i besimit të qytetarëve ndaj procesit zgjedhor në përgjithësi që në fillim ishte vlerësuar si transparent dhe mirë i organizuar. Në anën tjetër është mirë që subjektet politike të kuptojnë rezultatin zgjedhor në mënyrë që të mos ankohen në të ardhmen”, deklaroi Eugen Cakolli.

Fillimisht në rinumërim shkuan 314 vendvotime, ndërsa tashmë do të rinumërohen edhe 530 të tjera.Gjatë ditës kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, po ashtu i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që të jenë prezentë gjatë rinumërimit të votave.

Gjobë dhe deri në 5 vite burg për komisionerët që kanë keqpërdorur votat

Fakti se në rinumërim kanë shkuar më shumë se 800 vendvotime, sipas shoqërisë civile kemi të bëjmë me keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e komisionerëve. E dënimi në rast se konstatohet një gjë e tillë, është gjobë dhe burgim deri në 5 vite.

Publiée par RTV Dukagjini sur Jeudi 17 octobre 2019