.
×

Gjoba po, por pa konfiskim dokumentesh



Tash e disa javë, policia më nuk po ua merr patent shoferin atyre që shkelin ligjin në komunikacion.

Qytetarët thonë se konfiskimi ishte detyrim për pagesë më të shpejtë të gjobës, por, sipas tyre, më mirë është vetëm dënimi.

Moskonfiskimi i dokumenteve ka rritur për 20 përqind numrin e aksidenteve në kryeqytet, thotë i pari i qytetit, Shpend Ahmeti.

Sipas tij, policia duhet të vazhdojë me konfiskim dokumentesh, jo për të rritur buxhetin, por sigurinë.

Por, qeveria e re qendrore hoqi këtë rregull, duke thënë se konfiskimi i dokumenteve është i ndaluar me ligj.

Në anën tjetër, moskonfiskimi i dokumenteve e ul arkëtimin nga gjobat në trafik.

Vitin e kaluar, Komuna e Prishtinës tejkaloi të hyrat e parapara nga gjobat në trafik deri në 123 për qind, derisa këtë vit ajo mund të mos e mbërrijë shumën a paraparë.