.
×

Gjoba edhe për hedhjen e mbeturinave jashtë kontejnerëve



Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtori e Inspekcionit, Adonis Tahiri, kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me aksionet e fundit të kësaj drejtorie.

Aty u tha se nga 1 majti do të fillohet me shqiptimin e gjobave sikurse për ata shpërndajnë fletshushka para hyrjeve të banesave, poashtu edhe për hedhjen e mbeturinave jashtë kontejnerëve.

“Prej 1 majit do të gjobiten kompanitë për shpërndarje të fletushkave në hyrje të banesave dhe në makina. 90 euro është gjoba, shumëfishohet në raste se përsëritet”, është shprehur Tahiri.

Tahiri tregoi edhe për numrin e gjobave të shqiptuara deri tash nga Drejtoria e Inspekcionit.

“Sektori i rendit komunal me 271 lënde, ka lëshuar 160 procesverbale, 150 gjoba në këtë sektor, rregullim në trafik për taksistët ilegal, autobusët që ngatërrojnë linjat janë kontrolluar dhe gjobitur kurse 22 lokale të masazhës që nuk kanë pasur pëlqim sanitar janë mbyllur”.