.
×

Gjithçka që duhet të dini për takimin Angli-Kroaci



Hera e fundit kur Anglia ishtë në një gjysmëfinale të Kupës Botërore, Kroacia ende nuk ishte bërë e pavarur. Kjo do të ndodhte një vit më vonë. Tanimë dyja kombëtarët kanë bërë progres të madh në kualifikimin në gjysmëfinale, në të cilën Kroacia nëse arrin të kap finale do të jetë hera e parë, ndërsa Anglia do të arrinte pas 52 viteve.

Kur Zlatko Dalic u emërua si menaxher i Kroacisë në vitin 2017, ai kishte dilema në lidhje me dy supermesfushorët e Real Madridit dhe Barcelonës, Luka Modric dhe Ivan Rakitic, të cilët luanin në dy pozita të njejta. Ivan Rakitic and Luka Modric.Ai e favorizoi formacionin 4-2-3-1, në të cilën Modric aktivizohej si numri 10, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi. Në takimin e çerekfinales mes Kroacisë dhe Rusisë, Modric kishte bërë 42 kalime por nuk u mjaftua me kaq pasi ai kishte prekur 139 herë topin dhe 102 pasime në drejtim të bashkëlojtarëve të tij. “Ajo që adhuroj më shumë për ta është angazhimi i tyre për fanellën kombëtare”, tha Tomislav Dassoviq, për “Vecernji List”. Menaxheri i Kroacisë para përballjes së madhe nuk la pa përmendur edhe cilësitë që posedon ekipi kombëtar i Anglisë. “Ne e repsketojmë Anglinë, ne jmei paksa të shqetësuar sepse ata janë një ekip i madh. Por Anglia nuk është më e mirë se ne! Ne i respektojmë ata – ata kanë një ekip të re. Ata janë një kundërshtar i vështirë”, u shpreh Dalic. Gazeta kroate  “Sportske Novosti” e përshkroi udhëheqësin e ekipit kombëtar Zlatko Dalic si “njerium më të popullarizuar në vend”. Ai ka lindur në Bosnjë, por tani ka një pasaportë kroate. Në vitin 1998 kur Kroacia kishte arritur në gjysmëfinale dhe ishte shpallur si skuadra e tretë më e mirë në Kupën Botërore, trajneri i atëhershëm Miroslav Blazovic, gjithashtu kishte lindur në Bosnje. Tifozët kroatë besojnë se ky verzion do të bëjë një hap më tej.