.
×

“Gjithçka 1 euro”: Luftë ndërmjet blerësve në Rusi, momenti kur dyqani zbrazet brenda pesë minutave



Qindra blerës u grumbulluan për rroba kur çmimi i sendeve në një shitore gjigante ra në “vetëm një euro” – dhe e zbrazën dyqanin brenda vetëm pesë minutave.

Sipas mediave të huaja, pamjet tronditëse tregojnë blerësit “e tërbuar”, madje në disa momente edhe duke i rrëmbyer rrobat nga duart e njëri-tjetrit.

Siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për pamje të marra nga një qendër tregtare Stolitsa në Vladikavkaz, në jug-perëndim të Rusisë. Paraprakisht, siç thuhet më tej, ka qenë një shpallje e bërë ajo që ka nxitur radhë të gjata jashtë dyqanit, përpara se të hapte dyert.

Dhe pavarësisht skenave të çmendura, dyqani ka premtuar të ofrojë shitje të ngjashme në ditët në vijim.