.
×

Gjinden mjete shpërthyese në një banesë private afër Gjykatës Themelore



Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Indeksonline se në një banesë private afër Gjykatës Themelore në Prishtinë janë gjetur disa pjesë të mjeteve shpërthyese, dhe se kjo ka qenë arsyeja e rrethimit të asaj pjese.

Lajmin e ka konfirumar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

“Rrethimi ska të bëjë asgjë me gjykatën, janë gjetur disa pjesë shpërthyese në një banesë private. Një banorë ka lajmëruar policinë se pas pastrimit të banesës ka gjetur disa pjesë të mjeteve shpërthyese. Policia ka dalë menjhëerë në vend të ngjarjes duke e bërë evakuimin e banorëve”, ka thënë Borovci për Indeksonline.

Ai më pas ka theksuar se policia do të nisë hetimet për të parë se nga kanë arritur ato mjete aty.