[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjilani: I dehuri tejkalon veturat në kolonë, arrestohet



 

Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se ka arrestuar dje një person në rrugën “Idriz Seferi”,  i cili derisa ishte i dehur nuk ka dëgjuar policët që të ndalët dhe ka tejkaluar veturat në kolonë.

“I dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës, me veturën VË Passat me tabela 06-, kishte hyre në tejkalim të kolonës se automjeteve me një shpejtësi të madhe dhe nuk ishte ndalur në shenjen e policit. I njëjti është arrit të ndalet te restorant “Kometa” në dalje të fshatit Livoq i ulët, gjatë kontrollit i njëjtit  i është nënshtruar matjes me alkool-testi ku ka rezultuar me 0.75 promil alkool në Gjak”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me vendim të prokurorin rasti referohet në Gjykatë.

Menu Title