[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjermania nuk i njeh testet për COVID-19 që bëhen në Kosovë



 

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani në faqen zyrtare në ‘facebook’, ka publikuar rregulloren e shtetit gjerman, e cila vlen për ata që ia mësyjnë Kosovës për pushime apo vizita familjare.

Në njoftim thuhet që nëse vendoset për kthim në Gjermani, do të detyroheni që të lajmëroheni tek institucionet kompetente shëndetësore në vendin e banimit/qëndrimit në Gjermani dhe të vetëizoloheni për 14 ditë.

“Në rast të kthimit, karantinë 14-ditore: Nëse tani udhëtoni për në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – dhe keni qëndruar në Kosovë brenda 14 ditëve të fundit para udhëtimit, jeni të detyruar që menjëherë pas kthimit të lajmëroheni tek institucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetë-izolimi/karantine shtëpiake prej 14 ditësh. Detyrimi për karantinë shtëpiake/vetë-izolim vlen për të gjithë nënshtetasit (edhe për ata gjermanë) dhe pa marrë parasysh qëllimin e udhëtimit”, thuhet në njoftim.

Për shkelje të një vendimi të tillë do të ketë gjoba të larta, derisa preferohet që aty ku është e mundur të bëhet edhe një test për COVID-19 me qëllim të shkurtimit të kohës së karantinimit, pasi që Gjermania nuk e njeh asnjë prej laboratorëve që kryejnë teste për COVID-19 në Republikën e Kosovës.

“Një shkelje e këtij detyrimi mund të ketë për pasojë gjoba të larta. Nëse dhe eventualisht ku është e mundur të bëhet një test për Covid-19 pas hyrjes në Gjermani, i cili do të shkurtonte kohën e izolimit, edhe për këtë vendos institucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Në Kosovë aktualisht nuk ka laboratore, të cilët kryejnë teste për Covid-19, të cilat njihen në Gjermani”, thuhet tutje.

 

Menu Title