.
×

Gjermania ka nevojë për gjysmë milioni emigrantë për çdo vit!



Gjermania ka nevojë në dekadat e ardhshme për më shumë emigrantë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian (BE). Në një studim të botuar nga Fondacioni i njohur gjerman Bertelsmann thuhet se se fluksi i tanishëm i lartë i njerëzve nga vendet e BE nuk do të mund të qëndrojë për kohë të gjatë.Deri në vitin 2050, Gjermanisë do t’i duhen mesatarisht 276.000 deri 491.000 emigrantë në vit nga vendet jo anëtare të BE-së në mënyrë që të sigurohen nivelet lokale ekonomike dhe të prosperitetit në shtetin më të fuqishëm të BE-së. Në funksion të kësaj Drejtori i Fondacionit Jörg Drager bëri thirrje për një ligj të ri të emigracionit për Bundesrepublik-ën. Studimi pohon se pa emigracion, numri i njerëzve në moshë pune do të bjerë nën 29 milionë nga 2050 prej rreth 45 milionë sa janë sot. “Ky boshllëk nuk mund të përmbyllet pa emigracion”, thonë autorët e studimit