[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjermani: 24-vjeçari e vret gjyshen dhe 2 oficerë të policisë



Policia gjermane njofton se një 24-vjeçar e ka vrarë gjyshen e vet, pastaj duke ikur nga vendi i ngjarjes i ka shkelur me makinë dy oficerë të policisë.

Oficerët kanë vdekur nga plagët e rënda në vend të ngjarjes,

Policia në shtetin gjerman, Brandenburg, ka thënë se kishin filluar ta kërkonin të dyshuarin, identiteti i të cilit s’është zbuluar, pasi që e kishin gjetur trupin e gjyshes 79-vjeçare sot në qytetin Muellrose, në lindje të Berlinit afër kufirit polak.

Zëdhënësi i policisë, Ingo Heese, ka thënë se i dyshuari i kishte shkelur oficerët në një pikë kontrolli, të cilët kanë vdekur në vend të ngjarjes, raporton agjencia e lajmeve “dpa”.

I dyshuari është dërguar në paraburgim pak pas incidentit, por nuk janë dhënë detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje./Express/

Menu Title