.
×

Gjeniu Stephen Hawking dha frymën e tij të fundit sot – por a besonte ai në Zot?



Bëhet fjalë për Stephen Hawking, intelektualin e madh, i cili përveç çështjeve shkencore, kishte pikëpamje të forta edhe mbi Perëndinë.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, gjithmonë është interesante të dimë se si një mendje inteligjente e një kërkuesi shkencor ka folur rreth një çështje e cila mbetet si “çështje e diskutimeve” ndër shekuj.

Bëhet fjalë për fizikantin dhe kozmologun e njohur në botë, i cili ka marrë shumë nderime për punën e tij në fushën e kozmologjisë, fizikës kuantike, vrimave të zeza dhe natyrës së kohës hapësinore.

Pra, kur Stephen Hawking tha se Perëndia nuk ekzistonte dhe shtoi: “Unë jam ateist”, lajmi mori dhenë.

“Ne jemi vetëm një racë e përparuar e majmunëve në një planet të vogël të një ylli të mesëm. Por ne mund ta kuptojmë Universin. Kjo na bën diçka shumë të veçantë”.

“Ekziston një dallim themelor midis fesë, e cila bazohet në autoritetin – dhe shkencën, e cila bazohet në vëzhgimin dhe arsyen. Shkenca do të fitojë sepse funksionon”.

“Ne jemi secili i lirë të besojmë atë që duam, dhe mendoj që shpjegimi më i thjeshtë është: nuk ka Zot. Askush nuk e krijoi universin tonë, dhe askush nuk e drejton fatin tonë”.

Por, siç kanë shkruar edhe më herët mediat e huaja, edhe pse fjalimet dhe studimet e tij priren drejt një sistemi të qeverisur nga ligjet e natyrës, Hawking ka përdorur edhe disa teori të cilat kanë lënë njerëzit të “hutuar”.