[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjenerali i FSK-së për vendimin e Qeverisë: Ne respektojmë çdo vendim



Vendimin e Qeverisë së Kosovës, i cili parasheh që nga dita e nesërme qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve të bëhet vetëm në kohë të caktuara, e ka kundërshtuar orët e mbrëmjes në një konferencë presidenti Hashim Thaçi, duke e quajtur vendimin antikushtetues.

Madje vetë presidenti ka bërë thirrje që një vendim i tillë të mos respektohet nga ana e qytetarëve.

KALLXO.com ka kontaktuar me gjeneralin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama i cili tha se do e respektojnë gjithësecilin vendim në të mirë të qytetarëve.

“Ne nuk kemi ndonjë orë policore sot. Ne e respektojmë çdo vendim qe vjen por institucioni ynë është institucion i shtetit dhe kur vlerësohet se, kanë nevojë qytetarët ne s’e pyesim orën policore. Nuk vlen vendimi për institucionin tonë. Ne jemi institucion shtetëror, ne i respektojmë rregullat, ne jemi në gjendje emergjente dhe duhet të veprojmë”, tha Rama.

Në konferencë presidenti Thaçi ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve është i rrezikshëm për Kosovën dhe për qytetarët e saj.Sipas tij, vendimi i Qeverisë Kurti është shkelje e Kushtetutës dhe qytetarët nuk janë të obliguar t’i respektojnë vendimet antikushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë për këtë.“As policia, as organet e sigurisë, nuk duhet të zbatojnë këtë vendim antikushtetues të Qeverisë sepse kështu bëjnë edhe vetë vepër penale”, tha ai.

Menu Title