.
×

Gjenerali amerikan: Nëse Putini sulmon një vend anëtar të NATO-s, “e bajtë me shnet” luftën



Komandanti amerikan për Evropën, gjenerali Ben Hodgs, ka thënë se presidenti rus, Vladimit Putin, dëshiron që të shkatërroj NATO-në.

“Jam i sigurt se Putini dëshiron që ta shkatërrojë Aleancën tonë. Jo, duke na sulmuar, por duke na ndarë”, ka thënë Hodgs gjatë paraqitje para liderëve ushtarak dhe politik në Berlin, raporton “Telegraph”,.

Gjenerali amerikan ka folur edhe për raportet ushtarake me Britaninë e Madhe, pas brengosjes se ato mund të dobësohet për shkak të paralajmërimeve për shkurtime buxhetore për mbrojtje, duke thënë se Britania është aleati më i vjetër i SHBA-ve në NATO.

Duke përmendur Putinin, Hodgs ka thënë se Rusia mund ta përdorë atë lloj të “luftës hibride” dhe “milicinë civile” të parë në lindje të Ukrainës, në mënyrë që ta testojë Aleancën e NATO-s.

Ai ka kujtuar se në rast të sulmit të hapur të Rusisë në ndonjë nga vendet anëtare të NATO-së, atëherë në fuqi hyn neni 5 i Marrëveshjes së Uashingtonit që precizon se sulmi në njërin anëtar, është sulm në tërë Aleancën e NATO-s.

“Nëse hiqet neni 5, atëherë shuhet Aleanca jonë”, ka thënë gjenerali amerikan, i cili ka propozuar se NATO duhet të vendos tanke në Poloni, Lituani, Letoni, Estoni, Rumani dhe Bullgari në kufirin me Rusinë.

Ai po ashtu e ka përsëritur propozimin për dërgimin e armëve Ukrainës, ide kjo që kundërshtohet nga liderët evropianë, duke thënë se Ukrainës mund t’i dërgohen 1000 tanke, por për ta sulmuar Rusinë, por që Putinit t’i “kushtojë shtrenjtë” lufta në Ukrainë.