.
×

Gjendet trupi i pajetë i një 55 vjeçareje në Pejë



Një person është gjetur i vdekur buzë Bistricës së Pejës, “Lumbardhi”, afër sheshit kryesor.

Viktima është e gjinisë femërore, rreth të 55-ave.

Mjekësia ligjore, policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes duke kryer ekspertizat ligjore dhe tërheqjen e kufomës.

Edhe nuk është bërë e ditur se si ka ardhur deri te ky rast. Zëdhënësi i policisë në Pejë Xhevat Ibraj, ka thënë për Express se për pak policia do të dalë me të gjitha informatat rreth këtij rasti.