Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete. Policia ka njoftuar se dje rreth orës 09:00, viktima mashkull kosovar nga familjarët ishte gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. /Botapress.info/