.
×

Gjendet pa shenja jete një person në plazhin e Durrësit



Trupi i pajetë i një personi është gjetur në mëngjesin e sotëm në Durrës.

Viktima e gjinisë mashkullure dhe në gjendje të dekompozuar, është gjetur në det, gjashtë milje larg bregut të detit.Paraprakisht dyshohet për vrasje, pasi trupi i pajetë është gjetur i mbështjellë me letër natriban.

Mendohet se fillimsht është ekzekutuar dhe më pas është hedhur në det për të zhdukur gjurmët.Policia ka nisur hetimet, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të bërë të mundur dhe identifikimin e tij.