[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjendet pa shenja jete një person në Graqanicë



Botapress 7 Dhjetor – Një person i komunitetit goran është gjetur i vdekur dje në shtëpinë e tij në Graqanicë. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Goran. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Menu Title