.
×

Gjendet pa shenja jete 47 vjeçari i humbur nga Peja



Botapress 26 Maj- Rrustë Rexhepaj, 47 vjeç, nga fshati Loxhë i Pejës, pas 10 ditëve i zhdukur, është gjetur sot i vdekur. Këtë informacion  e ka konfirmuar vëllai i tij, Besimi.

Rrustë Rexhepaj së fundmi kishte lënë punën për shkak se nuk ndihej mirë me shëndet. Ai më 16 maj kishte dalë nga banesa pa treguar se ku po niset. Aty e ka lënë letërnjoftimin dhe telefonin. Që nga ajo ditë familja nuk ka pasur informacion për vendndodhjen e tij.

Besimi, vëllai i Rrustës tha , se vëllin e kanë gjetur sot të vdekur në parkun e Pejës. Edhe policia është marrë me zhdukjen e 47 vjeçarit, ata thanë se një person është gjetur sot i vdekur në Pejë.