.
×

Gjendet një trup i pajetë në afërsi të Ibrit



Botapress, 4 Prill-Në Veri të Mitrovicës afër Lumit Ibër, është gjetur sot trupi i pajetë i një mashkulli.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Besim Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, ai tha se Policia ka dal në vendin e ngjarjes.

“Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ekipi i Forenzikës është duke e kryer punën e vet, jemi duke pritur ekipin e mjekësisë ligjore të marr trupin”.

Hoti më tej tha se nuk dihet identiteti i këtij trupi.“Nuk dihen arsyet e vdekjes, por edhe identieti i personit nuk dihet”.