.
×

Gjendet e vdekur një gazetare në Stamboll



Drejtorja në Irak e një organizate që promovon gazetarinë dhe të drejtat e grave është gjetur e vdekur në rrethana të pashpjegueshme në aeroportin kryesor të Stambollit.

Instituti për Raportim të Luftës dhe Paqes ka bërë të ditur se shefja e tij, Jacqueline Sutton, është gjetur e vdekur më 17 tetor, gjatë udhëtimit nga Londra për në bazën e saj në Irbil, në rajonin kurd të Irakut.

Mediat turke kanë raportuar se ajo është gjetur e varur në banjo.

Bashkëpunëtorët e Suttonit, ndërkaq, kanë bërë thirrje për hetime urgjente të vdekjes së saj, e cila vjen disa muaj pasi paraardhësi i saj është vrarë në një sulm me bombë.

Për më shumë lajme, bëjeni Like duke klikuar këtu