[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjashtë pacientët e shëruar lirohen sot, dy prej të infektuarve në gjendje të rëndë



Botapress 4 Prill – 43 pacientë të infektuar me koronavirus, janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive, që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Për gjendjen e tyre ka dhënë detaje infektologu, Salih Ahmeti.

Në një prononcim për Gazetën Express, Ahmeti ka thënë se gjendja e gjashtë prej të infektuarve është e rëndë, sidomos dy prej tyre. Sipas Ahmetit, sot do të lirohen nga klinika katër pacientë, të cilët në analizat që u janë bërë për herë të dytë, kanë rezultuar negativë.

“43 i kemi të shtirë në infektivë. Gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Katër prej tyre kanë gjendje stabileme shenja përmirësimi, derisa dy janë në gjendje të rëndë. Sot do të lëshohen gjashtë persona, të cilët edhe në analizat e dyta kanë rezultuar negativë. Katër prej tyre kanë qenë duke u trajtuar këtu në klinikë, derisa dy të tjerë të cilët kanë qenë mjekë, të cilët janë trajtuar në mënyrë ambullantore”, ka thënë Ahmeti për Express.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pas mesnate ka konfirmuar edhe tri raste të reja me koronavirus. Rastet janë raste kontakti nga Mitrovica e Veriut.

Detaje për moshën e të gjithë të infektuarve ka dhënë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti. Sipas tij, dy prej pacientëve të hospitalizuar i takojnë moshës nën gjashtëvjeçare.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka bërë me dije se grupmosha e të prekurve me Covid -19 që kanë pasur nevojë më shumë për tretman spitalor është ajo mbi 70 vjeç.

“Ka numër të barabartë të pacientëve të grupmoshave prej 30-39 vjeçe deri në 60-69 vjeçe. Në Klinikë deri tash nuk ka pasur të hospitalizuar asnjë pacient me Covid nga grupmosha 10-19 vjeç”, ka shkruar Hoti.

Ai ka treguar se nga 13 marsi e deri më 3 prill, në këtë klinikë ka vdekur vetëm një pacient i prekur nga Covid-19, dhe se i njëjti ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Deri tash në Kosovë janë prekur 135 persona me koronavirus, një ka vdekur, kurse 16 janë shëruar. Së pari virusi është lajmëruar në Klinë e Viti. Pastaj Malishevë, Podujevë, Gjakovë, Prishtinë, Lipjan. Në gjithë botën janë prekur më shumë se një milion njerëz prej kësaj sëmundjeje ngjitëse, prej të cilëve 226 mijë janë shëruar ndërsa 59 mijë kanë vdekur.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. E ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdor secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.

Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi. Koronavirusi nisi në Wuhan të Kinës ku fillimisht virusi ishte përcjell nga shtazët e më vonë kaloi edhe te njeriu. Ende s’është gjetur vaksina me të cilën do të parandalohej shpërndarja e virusit. Për t’u mbrojtur nga ky virus kërkohet të mos kini kontakte me njerëz, të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe t’i kushtoni kujdes higjienës, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve.

Deri më tash, shumica e të prekurve me koronavirus janë shëruar. Kanë pasur probleme vetëm të moshuarit dhe ata që kanë pasur edhe më herët probleme shëndetësor

Menu Title