.
×

Gëzuar 25 vjetorin “SHOTA” e Zvicrës, me dashurinë e përhershme ndaj themeluesit tënd, Agron Bajrami!



Sot në 25 vjetorin e themelimit të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “SHOTA” në Zvicër, nga Kosova, të gjithë anëtarëve, organizatorëve dhe adhuruesve ua uroj këtë jubile çerekshekullor me dëshirën që kjo shkollë dhe ky ansambël të arrijë suksese edhe më të mëdha. 

Në rrugëtimin 25 vjeçar, në saje të angazhimit të pashoq të qiftit Agron e Lirie Bajrami, grupi artistik “Shota” arriti të shndërrohet në një shkollë vallëzimi përmes së cilës defiluan me qindra të ri për të ia ofruar kulturën tonë jo vetëm artdashësve shqiptarë e zviceranë, por edhe më gjer.
Ndaj edhe me këtë rast kur nuk e kemi vetëm fizikisht ideatorin, themeluesin, artistin e madh Agron Bajrami, ndaj edhe dua ta kujtoj edhe njëherë në këtë jubile të rëndësishëm: “ Agron, Ti që fluturove drejt qiellit, siç fluturove shesheve të metropoleve evropiane, me “Shotën” tënde, do të ruajmë përherë në kujtesë si një ikonë të kulturës shqiptare në mërgatë, sepse ti ishe dhe mbete shembulli më tipik sesi duhet të ruhet kultivohet e afirmohet kultura jonë kombëtare.”
Prehu në përjetësi me dashurinë e madhe që ruan për ty familja e mrekullueshme që le pas, me nipine dashur e simptaik ARTIN, si dhe familja tjetër më e gjer me emrin Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “SHOTA”!
Kudo që e përcolla “Shotën” në këto 25 vite përjetova një kënaqësi të veçantë, duke e ndier e përjetuar edhe vet çdo sukses e arritje të saj. Ndaj edhe njëherë Gëzuar “Shota” e Agron Bajramit me trashëgiminë e pashoqe që le pas!
( Fotot që kam shkrep në bulevardet e Parisit, Bernës dhe Festivalin e Gjirokastrës)