.
×

Gëzim Muçolli:Të huajt na donin më shumë se që duam sot na vetveten



 

 

Ishte marsi i vitit 1999 dhe sapo kishin filluar bombardimet nga aeroplanët e aleancës së Natos kundër caqeve ushtarake në Serbi për të ndalur gjenocidin e Millosheviqit ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Kryeministri i Italisë Massimo D’Alema duke parë mosgadishmërinë e Parlamentit italian për të votuar autorizimin e përdorimit të aeroplanëve si dhe bazave ushtarake në truallin italian, e pati nënshkruar vetë dekretin duke tejkaluar edhe nenin e 11-të të Kushtetutës së Republikës së Italisë i cili përjashton luftën si mjet sulmi ndaj lirisë  së popujve të tjerë e si mënyrë të zgjedhjes së problemeve internacionale…” .

Sapo kishin kaluar 6 muaj nga tetori i vitit 1998 kur kishte filluar detyrën e kryeministrit dhe D’Alema, i cili u gjet përballë kritikave të shumta sidomos nga simpatizantët e të majtës si dhe nga pacifizmi italian i cili me shumicë dëshmoi afinitetin e tij ideologjik ndaj Serbisë militariste të Millosheviqit.

Kështu edhe ndodhi që aleati i kryeministrit D’Alema , Armando Cossuta i Partisë së komunistëve italianë(Pdci) doli nga koalicioni dhe rrezikoi hapur unitetin e qeverisë italiane në momentin kur Italia ndodhej duke realizuar detyrimet e saj brenda operacionit të Natos në Serbi dhe Kosovë.

E problemet nuk kishin të ndalur , sepse ministri i punëve të jashtme Lamberto Dini i cili njihej si i moderuar ishte komplet filoserb, kurse ministri i mbrojtjes Carlo Scognamiglio nga UDR ishte filoatlantik. Ishte situatë tejet e vështirë në qeverinë e Massimo D’Alemës kur edhe lideri i komunistëve të Pdci tyre Cossutta bënte marrëveshtje personalisht me Millosheviqine me rusët, si dhe ministri Lamberto Dini që donte ti garantonte serbët si dhe amerikanët në të njëjtën kohë duke dashur ndalimin e bombardimeve.

Kishte kohë që opozita italiane ishte kundër qeverisë D’Alema dhe donta ta rrëzonte atë. Mirëpo në atë kohë kur e pyetën kryetarin e opozitës, Silvio Berluskonin, ai u përgjegj se nuk dëshironte dhe as që do ta rrëzonte qeverinë. Ne kemi obligime të mëdha ndaj shtetit tonë dhe kemi detyrime internacionale që na obligojnë marrëveshtjet ndërkomtare që kemi nënshkruar me aleancën veriatlantike prandaj tash nuk mund ta braktisim popullin e Kosovës para sulmeve të ushtrisë serbe,-pat thënë Berluskoni.

Sot , në krizën e shkaktuar pas problemit të ekspulsionit të pashembullt të refugjatëve turq dhe shkarkimeve të kryera nga ministri Ramush Haradinaj, dëgjohen zëra nga partia e LDK-së dhe nga Lëvizja Vetvendosje se duan ta rrëzojnë këtë qeveri.

Ku mbeti patriotizmi dhe detyrimi kushtetues i garantimit të unitetit në kohë krize.

Ka apo nuk ka përfaqësues të popullit në Parlamentin e Kosovës që duan të mësojnë nga shembulli i Berluskonit që nuk e tradhëtoi as shtetin e vet, as Naton e as popullin e Kosovës në kohën e Luftës së Kosovës në vitin 1999.

Nëse nuk i dijnë obligimet kushtetuese duhet nxjerrë mësim nga historia.