.
×

Gëzim Kelmendi: Dy kryeministrat e Kosovës, Radojçiq dhe Haradinaj



Sot Kryeministri i Kosovës Haradinaj ka pritur në zyrën e tij dy mysafir të ” veçantë ” në zyrën e tij, kryetarin e Listës serbe Goran Rakiq dhe nënkryetarin e saj Milan Radojçiq.
Ajo çka bie në sy është vendet ku janë ulur këta dy zyrtarë të Listës serbe.

Nënkryetari Radojçiq është ulur në vendin që i takon kryetarit, dmth në kolltukun paralel me atë kryeministrit Haradinaj.

Milan Radojçiq është përsoni më i përmendur si ” koka” e krimit të organizuar në pjesën veriore të Mitrovicës.
Sipas shumë zyrtarëve serb Radojçiq kontrollon në tërësi pjesën veriore.
Mbi Radojçiqin ka pasur edhe dyshime se ka gisht në vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

Po a thua vallë pse këtë ngrohtësi po e gjenë Radojçiqi në zyrën e kryeministrit Haradinaj?

Deri më tani cdo kërkesë e Listës serbe është plotësuar nga kryeministri Haradinaj.
Edhe do të plotësohen kërkesat në vazhdimësi vetëm e vetëm që Lista serbe mos me dhënë votën për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Ja pra kush e kontrollon qeverinë Haradinaj.

Radojçiq është kryeministri i dytë i Kosovës.
Kosova i ka dy kryeministra:

Milan Radojçiq dhe Ramush Haradinaj.